Lionel Scaloni ka deklaruar se fokusi i tij është vetëm te Botërori 2026 me Argjentinën. Pra, nuk po mendon për të ardhmen në këtë moment. Duke folur për “Radio La Red”, ai tha: “Tani gjëja më e rëndësishme është Botërori. Kemi kohë deri në dhjetor për të folur për kontratën time”. Scaloni theksoi se marrëdhënia me federatën është shumë e mirë dhe “nëse biem dakord, nuk do të ketë probleme rinovimi”. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të vitit 2026.

Scaloni e quajti drejtimin e kombëtares “vend pune ëndrrash”: “Dita që do të largohem, do të pendohem, sepse kushdo do të donte të ishte këtu”. Ai mohoi çdo kontakt me Real Madridin: “Askush nuk më ka kërkuar, nuk mund të ndjek çdo gjë që shkruan shtypi”.

Trajneri kampion bote tha se nuk ndjen nevojë të drejtojë një klub: “Kombëtarja më jep gjëra që asnjë skuadër nuk mund t’i japë”. Ai shtoi se pas Botërorit do të vendosë për të ardhmen dhe se përzgjedhja e lojtarëve bazohet vetëm te forma aktuale, jo te suksesi në “Katar 2022”.

The post Scaloni: Drejtimi i Argjentinës, vend pune ëndrrash. Real Madridi? Askush nuk më ka kërkuar appeared first on Telesport.