Enrique Riquelme e ka marrë shumë seriozisht garën për postin e presidentit të Real Madridit, edhe pse përballë do të ketë një ikonë të klubit madrilen si Florentino Perez. Zgjedhjet do të mbahën më datë 7 qershor dhe për herë të parë që nga viti 2006, Perez do të ketë një rival përballë.
Biznesmeni Riquelme, shpreson të bindë anëtarët e Real Madridit se projekti i tij është inovativ dhe fitues, dhe ai tashmë ka disa emra në mendje për ata që dëshiron të udhëheqin epokën e re në klub. Sipas gazetarit Manu Carreno, Riquelme do të zbulojë javën që vjen trajnerin e ri të Real Madridit dhe nënshkrimin me dy yje të mëdhenj, në rast se ai fiton zgjedhjet.
“Sipas informacionit tim, pikërisht njerëzit që ai do të shpallë ia kanë kërkuar. I kanë thënë: ‘Në rregull, por sa më vonë ta thuash, aq më mirë.’
Vetë Riquelme ka njoftuar tashmë se “kam zgjedhur trajnerin dhe kam nënshkruar dy yje ndërkombëtarë”, me sa duket dy lojtarë spanjollë. Ai gjithashtu tregoi se ka një marrëveshje verbale me një drejtor të ri sportiv”, zbuloi Cerreno në programin e tij ‘El Larguero’ (SER).
The post “Javën që vjen, Enrique Riquelme do të shpallë trajnerin e ri të Real Madridit dhe dy yje të mëdhenj” appeared first on Telesport.
