Surpriza më e madhe në Roland Garros është eliminimi i numrit 1 në botë për meshkuj, italianit Jannik Sinner, që kur ishte vetëm 4 pikë larg triumfit (6-3, 6-2, 5-1) pati një problem fizik.
Ai nuk arriti dot të fitojë edhe “game” e fundit, duke i dhënë mundësi rivalit të tij Juan Manuel Cerundolo të fitojë 6 “game” radhazi në setin e tretë dhe më pas të fitojë edhe dy setet e tjera (5-7, 1-6, 1-6).
Në ndeshjet e tjera për meshkuj, kualifikohen italianët Matteo Arnaldi, Flavio Cobolli e Matteo Berrettini si dhe kanadezi Felix Auger-Aliassime. Është eliminuar greku Stefanos Tsitsipas.
Te femrat nuk ka surpriza. Numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 ndaj Elsa Jacquemot. Në raundin e tretë shkojnë edhe amerikanet Coco Gauff e Madison Keys si dhe japonezja Naomi Osaka.
The post Roland Garros/ Vapa dhe problemet fizike ndalin Sinner, fitojnë Sabalenka e Gauff appeared first on Telesport.
