Pamja e fundit e Luka Modrić me fanellën e Milanit ishte ajo e një kampioni të mundur. Me maskën mbrojtëse pas frakturës në mollëz, pësuar ndaj Juventusit, dhe një shikim të zbrazët, kroati ëndërronte një fund tjetër në “San Siro”. Ndoshta një “gardë nderi”, një xhiro festive dhe një tjetër sezon në Champions League.

Në vend të kësaj, rënia dramatike e Milanit, e mbyllur me humbjen ndaj Cagliari dhe zbritjen në “Europa League”, solli kaos total në klub, me largimet e Allegri, Furlanit, Moncadës dhe Tares. Deri pak javë më parë rinovimi i kontratës së tij dukej formalitet. Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Modric zhvilloi një sezon të madh me 35 ndeshje, 2 gola dhe 3 asiste. Ai kishte raport të shkëlqyer me Allegrin, që e konsideronte “ndër trajnerët më të mirë” të karrierës.

Megjithatë, dështimi sportiv dhe heshtja e klubit për rinovimin e kanë bindur kroatin të largohet. Pas Botërorit me Kroacinë, që pritet të jetë “vallëzimi i fundit” i tij, Modric mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sipas “AS”, Florentino Pérez i ka garantuar një rol te Real Madridi, si drejtues ose pjesë e stafit teknik pranë José Mourinho. Kështu, e ardhmja e Modric duket sërish “los blanco”.

 

The post Milan-Modric, “martesën” e rrezikon… Real Madridi. Kroati mund të përfshihet në stafin e Mourinhos appeared first on Telesport.