Kur George Russell kaloi vijën e finishit të Çmimit të Madh të Australisë si fitues, fjalët dhe gjuha e trupit të tij dukeshin se tregonin se ai kishte një makinë të aftë për të siguruar titullin botëror në Formula 1.

Ajo të cilën Russell nuk e kishte llogaritur ishte performanca shpërthyese e Kimi Antonelli, shokut të tij të skuadrës 19-vjeçar, i cili ka marrë katër fitore radhazi. Tani, ëndrra e Russell po kërcënon të shndërrohet në një makth, pasi anglezi ka filluar të përjetojë disa problem.

Më i fundit e detyroi të tërhiqej në Kanada për shkak të një problemi me baterinë. Antonelli kështu është shkëputur 43 pikë në renditje ndaj shokut të tij të skuadrës. Zhgënjimi i Russell ishte i qartë si në veprimet e tij menjëherë pas tërheqjes nga gara, ashtu edhe në intervista.

Do të jetë detyrë e Toto Wolff ta mbajë pilotin e tij të qetë dhe të përqendruar duke filluar nga raundi tjetër i kampionatit në Montekarlo. Disa ditë nga gara e fundit, George Russell shpjegoi situatën rreth tij.

“Duket sikur Antonelli është ai që mund ta humbasë këtë kampionat. Ai ka një epërsi të madhe në pikë. Duket sikur Perënditë nuk më duan në këtë luftë, nëse mendoj për kohën e makinës së sigurisë në Japoni, dështimin në Q3 në Kinë, luftën për pol pozicionin dhe problemin në Kanada”, tha Russell.

Gjithsesi, tani presioni është larguar. Do të dal në pistë dhe do të shijoj çdo garë. Nuk kam më asgjë për të humbur. Nuk dua ta them këtë, por është padyshim frustruese sepse dua të jem në atë luftë. Shpresoj që fati im të ndryshojë“, tha briktaniku.

The post Russell: Shumë raste kanë dalë kundër meje këtë sezon, duket sikur Perënditë nuk më duan appeared first on Telesport.