Rafa Leao pritet të largohet nga Milani në merkaton e verës. Klubi italian nuk ka më shpresa te rritja e tij dhe është gati ta shesë për 50-60 mln euro.

Portugezi dihet botërisht se ka cilësi të rralla teknike, por nuk angazhohet në defensivë në lojën pa top dhe është i paqëndrueshëm me performancat e tij.

Sipas mediave angleze, skuadra e preferuar e Leaos është Manchester United, duke qenë se ai është rritur duke parë idhullin e tij Cristiano Ronaldo në “Old Trafford”.

United ka nevojë për një sulmues të majtë dhe Leao do të ishte një opsion i mirë për “Djajtë e kuq”.

The post Milani e nxjerr në shitje, Leao ka një skuadër të preferuar në Premier League appeared first on Telesport.