Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistën për Alsat deklaroi se në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ka shumë probleme kadrovike dhe se problemi do të zgjidhet në bazë të sistematizimit.

Ai shprehet se kemi një deficit kadrovik në çdo klinikë dhe tash bëjnë risistemimin e kapaciteteve njerëzore.

“Shumë shpejt si edhe tjerat do të ketë zgjidhje kadrovike, ka ndodhur këtu një keqpërdorim apo keqinterpretim administrativ mes institucioneve, ku njëri institucion me vonesë ka bërë kërkesë dhe tjetri pa analizuar mirë ka dhënë mendim negativ, pra do të zgjidhet problemi. Gjithsesi plotësimi i vendeve do të bëhet në bazë të sistematizimit, ndërsa përgjegjësia e ministrit është të sigurojë që klinikat të kenë kadrovik në bazë të sistematizimit”, deklaroi Aliu./Alsat.mk.

The post Aliu: Ka deficit kadrovik në çdo klinikë, ndryshimet po japin rezultate appeared first on Alsat.