VLEN ka vazhduar të akuzojë një nga ish ish ministrat e BDI-së në qeveritë e kaluara që nuk kanë rregulluar çështjen e përdorimit të shqipes në provimin e jurisprudencës. Sipas tyre, “Bexheti e mbajti gojën mbyllur mbi 1000 ditë, Jashari e kishte vulën në dorë dhe prapë nuk e lëvizi as gishtin. Valdet Xhaferi nuk ka qenë mysafir në Ministrinë e Drejtësisë. Ka qenë ministër, me mandat dhe mundësi për të vepruar. Madje, i njëjti doli edhe në protestat e studentëve. Po kundër kujt protestoi? Kundër vetvetes. Kjo është BDI-ja. Kur janë në pushtet, problemet i fusin në sirtar, ndërsa kur populli i përzë me votë, dalin e shesin mend për të drejta, barazi e drejtësi”, thonë në vazhdën e reagimeve të tyre nga VLEN. Ata zotohen se “Jo vetëm provimin e jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe”./Alsat.mk.
The post VLEN kritika ndaj ish ministrave të BDI-së për provimin e jurisprudencës appeared first on Alsat.
