Ibrahima Konate nuk ka pranuar të rinovojë me Liverpool-in, pasi kontrata aktuale i skadon në qershor. Mbrojtësi francez ka vendosur të largohet pas pesë sezonesh te të kuqtë.

Edhe pse është përfolur gjatë gjithë vitit që destinacioni i ri i Konate do të jetë Real Madrid, madje është përmendur shpesh edhe për një marrëveshje paraprake mes palëve, francezi nuk do të transferohet në Madrid.

Konate nuk është në listën e Jose Mourinho-s, ndaj francezi ka zgjedhur një destinacion të ri. Footmercato.net zbulon se Konate është shumë pranë zyrtarizimit si lojtar i lirë tek Al-Ittihad.

Javën e fundit ka pasur takime të shpeshta mes përfaqëuesve të klubit saudit dhe atyre të lojtarit francez. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt.

The post Real Madrid? Jo! Konate i habit të gjithë me destinacionin e ri appeared first on Telesport.