Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po punon për një goditje të dyfishtë nga Al-Hilal. Së pari është Joao Cancelo. Portugezi shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të fundit ku ishte i huazuar te katalanasit dhe i ka bindur të gjithë me formën e tij. Cancelo futet në vitin e fundit të kontratës me klubin saudit dhe vlera e tij në treg është 10-15 milionë euro.

Përveç Cancelo-s, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Darwin Nunez. Me Julian Alvarez si objektivin e tyre kryesor, Barça mund të marrë në konsideratë një qendërsulmues të dytë të nivelit të lartë, dhe emri i Nunez po fiton terren ditët e fundit.

Kujtojmë se uruguajani u transferua verën e kaluar për 53 milionë euro nga Liverpool, por sezoni i tij i parë në Arabinë Saudite, ishte një katastrofë e vërtetë. Nunez shënoi 9 gola në 24 ndeshje dhe u la jashtë listës për në Champions League. Vlera e tij aktuale në treg është 25 milionë euro.

The post Joao Cancelo dhe një sulmues. Barcelona punon për goditjen e dyfishtë nga Al-Hilal appeared first on Telesport.