Bernardo Silva është përfolur javën e fundit se është shumë afër transferimit te Barcelona. Mesfushori portugez vendosi të ndahej me Man. City pas plot 9 sezonesh dhe tani do të transferohet diku tjetër si lojtar i lirë.

Dëshira e 31-vjeçarit është të shkojë te Barcelona, por trajneri Hansi Flick nuk është shumë entuziast për transferimin e tij, sipas Diario AS.

Trajneri gjerman beson se tashmë ka shumë lojtarë në pozicionin e Bernardo Silva dhe preferon të forcojë pozicione të tjera në fushë, pavarësisht se nuk e vë në diskutim klasin dhe cilësinë e mesfushorit portugez, aq më tepër që është mundësia e jashtëzakonshme për transferimin e tij falas.

Për Silva-n ka interes të jashtëzakonshëm edhe nga klube të tjera të mëdha si Atletico Madrid, Juventus, Galatasaray etj.

The post Hansi Flick del kundër transferimit të Bernardo Silva dhe ka arsye të fortë appeared first on Telesport.