Egnatia është ekipi kampion në Abissnet Superiore për sezonin 2025/2026. Ky është titulli i tretë rresht kampion për rrogozhinasit.

Engatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, por në tre javët e “Final Four”, fitoi ndaj të tre kundërshtarëve: 0-4 ndaj Elbasanit, 1-2 ndaj Vllaznisë dhe sot 2-0 ndaj Dinamos.

Përsa i përket takimit të sotëm në “Elbasna Arena”, në minutën e 28-të, pati një kontakt në zonë mes Usni Ismailit dhe Bakayoko, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Godet, Alessandro Albanese dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 39-të, ishte sërish Albanese që gjeti rrjetën, pas një topi të kthyer mbrapsht gabim nga Malomo.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Egnatian. Rezultati nuk ndrushoi në pjesën e dytë. Egnatia fiton 2-0 dhe shpallet kampion, pavarësisht se e mbyll me pikë të njëjta me Elbasnain, por rrogozhinasit fituan në sfidën direkte.

Në sfidën tjetër, Elbasani fitoi 1-2 ndaj Vllaznisë në “Air Albania” dhe e mbyll kampionatin në vendin e dytë. Vllaznia në të tretin.

Egnatia do të luajë në turet kualifikues të Champions League, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo në turet kualifikues të Conference League.

The post Egnatia fiton titullin kampion në Abissnet Superiore. Elbasani mposht Vllazninë, por duhet të kënaqet me vendin e dytë appeared first on Telesport.