Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite pritet paraqitje lokale e motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 34 gradë Celsius.

Deri në fund të javës së punës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell gjatë paradites. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

The post Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare appeared first on Alsat.