Pas triumfit në Champions League, PSG nuk humb më kohë dhe ka filluar lëvizjet e para për merkaton. Klubi parizien PSG ka ngadalësuar ndjeshëm negociatat për Julián Alvarez, duke qenë se argjentinasi preferon Barcelonën.
Në këtë situatë, kampioni në fuqi i Europës ka hedhur sytë në Premier League, konkretisht te Eli Junior Kroupi, francezi i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë me Bournemouth, ku shënoi 13 gola. Sipas asaj që raporton L’Equipe, shkathtësia, teknika dhe aftësia e 19-vjeçarit për të luajtur në pozicione të ndryshme sulmuese përputhen në mënyrë të përkryer me atë që kërkon Luis Enrique.
Përveç PSG-së, për francezin ka interes konkret edhe nga klube të tjera të mëdha. Bournemouth e vlerëson sulmuesin 100 milionë euro.
The post PSG heq dorë nga Alvarez dhe nis aksionin për 19-vjeçarin e PL. Zbulimi i sezonit të fundit, vlen 100 milionë euro appeared first on Telesport.
