Te Real Madridi, flitet shumë për transferimet e reja të mundshme, por po me aq rëndësi janë edhe largimet e mundshme, që do të jenë të shumta.
“Gonzalo Garcia, Fran Garcia dhe Franco Mastantuono kanë rënë dakord të largohen nga Real Madridi në fund të sezonit”, raporton Okdiario. Për Gonzalo Garcia ka interes nga disa klube në La Liga, por edhe në Premier League, si Sunderland dhe Bournemouth. Real Madrid kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.
Për i përket Fran Garcia, mbrojtësi i mjatë nuk bën pjesë në projektin e ri të klubit, ndaj largimi i tij është i pashmnagshëm, një vit para përfundimit të kontratës. Destinacioni i ri pritet të jetë po në La Liga. Vlera në treg e mbrojtësit është 12 milionë euro.
Franco Mastantuono është në një situatë ndryshe nga dy të parët. Argjentinasi për të cilin Real Madrid pagoi 60 milionë euro te River Plate, do të huazohet diku tjetër për të fituar më shumë përvojë dhe për të qenë më pas gati për ekipin e parë të Real Madridit.
The post Fillon “eksodi” te Real Madrid. Zbulohen tre lojtarët e parë me valixhe në duar appeared first on Telesport.
