Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku një i moshuar nga Tetova është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se rreth orës 11:40, Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka denoncuar në SPB Shkup se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i pajetë shtetasi **Z.J. (74) nga Tetova, i cili po qëndronte si mysafir në atë hotel.

Detaje nga MPB:
“Mjeku ka konstatuar vdekjen, në të cilën nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.”

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja e plotë nga ana e ekipeve policore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.