Harry Kane ka dhënë një intervistë për “L’Équipe”, ku ka analizuar sezonin e tij të madh me Bayern Munich dhe kandidaturën e mundshme për “Topin e Artë”, që këtë sezon do të ndahet në Londër. Sulmuesi anglez, i cili ka shënuar mbi 60 gola në një sezon të jashtëzakonshëm, theksoi se nuk është i fiksuar pas rivalitetit me Haaland dhe Mbappé, për t’i tejkaluar në statistika.

Për mungesën e trofeve para Bayernit: “Është e vërtetë që kam qenë i durueshëm në këtë aspekt, në krahasim me lojtarë të tjerë në nivelin tim. Ndihesha sikur bëja sezone të mëdha, por skuadra nuk bënte hapin e madh. Sa më shumë kalonin sezonet, aq më shumë isha i motivuar për trofe dhe e dija se te Bayerni do të kisha më shumë mundësi”.

Për “Topin e Artë”: “Do të isha mes favoritëve, sidomos nëse Anglia fiton Botërorin. Gjithsesi, duhet marrë në konsideratë edhe finalja e Champions-it, ku unë nuk isha”. Për 66 golat me Bayernin: “Nuk e prisja këtë shifër. Kur kalon 60 gola, hyn në nivele që i kanë arritur vetëm Messi dhe Cristiano Ronaldo”. Për Haaland dhe Mbappé: “Nuk jam i obsesionuar të bëj më shumë se ata, thjesht kam qenë konstant, pa rënie forme”.

Për Botërorin: “Ambicia jonë si kombëtare është ta fitojmë. Jemi afruar shpesh në turne të mëdhenj, këtë herë kemi një trajner të ri”. Për raportin me Tuchel: “Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Ai ishte një nga arsyet pse firmosa me Bayernin, ka ndikuar edhe te kombëtarja”.

 

The post Kane: Nuk më obsesionojnë Mbappé dhe Haaland. Kur kalon 60 gola në sezon, matesh me CR7 dhe Messi appeared first on Telesport.