Një 19 vjeçar është arrestuar dje pasi policia gjeti drogë gjatë një bastisjeje të realizuar në shtëpinë e tij në Kumanovë. Sipas informacioneve nga autoritetet, më 2 qershor 2026, rreth orës 18:50, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.M. (19) nga Kumanova. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij me urdhër të gjykatës, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thërrmuese. Nga SPB Kumanovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës në përputhje me ligjin./Alsat.mk.

The post Arrestohet 19-vjeçari nga Kumanova, policia gjen drogë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij appeared first on Alsat.