Një nga premtimet e mëdha të Florentino Perez, nëse do të rizgjidhet president i Real Madridit, në zgjedhjet e 7 qershorit, është se do të sjellë një mesfushor “big”.

Emri më i përfolur deri tani ka qenë ai i Enzo Fernandez, i cili ka shprehur publikisht dëshirën për t’u transferuar në Madrid. Por, duke qenë se marrëveshja e mundshme me Chelsea-n duket e komplikuar, Perez ka hedhur sytë nga një tjetër argjentinas. Londinezët mund të heqin dorë nga argjentinasi vetëm për një ofertë mbi 120 milionë euro.

Sipas gazetës Ole, bëhet fjalë për Alexis Mac Allister, ylli i Liverpool-it, kartoni i të cilit vlen 90 milionë euro. Perez dhe drejtuesit e tjerë të Los Blancos besojnë se argjentinasi i Liverpool-it është profili i duhur për të bërë lidhjen e fundit mes mesfushës dhe sulmit.

Megjithatë, largimi i tij nga Liverpool nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Argjentinasi është nën kontratë me të kuqtë deri në vitin 2028. Liverpool do të pranonte largimin e Mac Allister vetëm për një shifër mbi 100 milionë euro.

The post Perez heq dorë nga Enzo Fernandez dhe premton yllin tjetër argjentinas appeared first on Telesport.