Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Ethem Haxhiosmanoglu, dhe ekipin e tij më të ngushtë, transmeton TV21.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide për avancimin e bashkëpunimit mes dy federatave dhe u diskutuan projekte që mund të afrojnë edhe më shumë të dyja palët.

Omeragiq uroi Turqinë për suksese në periudhën që vjen. Sipas tij, futbolli mbetet një urë që krijon miqësi të qëndrueshme dhe bashkëpunim afatgjatë.