Sa i përket Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë në lajmet qendrore në Alsat, tha se Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, nesër do të vendosë nëse ligji duhet të miratohet me shumicën e Badenterit, por shtoi se qëndrimi i tij dhe i VLEN-it është se ky ligj duhet të votohet me Badenter.
“Në ligjin për komitetin e marrëdhënieve midis bashkësive, kur është votuar dhe janë paraparë ligjet që duhet të votohen me badentër për fat të keq ky ligj nuk është parapa apo nuk është cekur si ligj i cili duhet të sillet me badenter. Qëndrimi ynë si VLEN, është që ky është ligj bazik i marrëveshjes së Ohrit dhe mendojmë se i prek bashkësitë etnike dhe mendojmë se duhet të votohet me badentër por komiteti duhet ta vendos nesër dhe do i shohim argumentet se cilat janë. Qëndrimi ynë është që duhet të votohet me badentër.”
The post Gashi: Komiteti do të vendosë nëse Ligji për Përfaqësim të Drejtë duhet të votohet me Badenter appeared first on Alsat.
