New York Knicks fitoi sot 105-95 ndaj San Antonio Spurs në finalen e parë play off në NBA. Edhe pse ndeshja u luajt në fushën e Spurs, ishte skuadra mike ajo që dominoi dhe doli nga fusha me një triumf të rëndësishëm.

Edhe pse vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke u shkëputur deri në 14 pikë, nuk arritën dot të fitojnë takimin. New York arriti të rikuperojë në gjysmën e dytë të takimit falë 30 pikëve të Jalen Brunson.

Mirë u paraqitën edhe mirë u paraqitën edhe Towns me 18 pikë e 12 rebound si dhe Anunoby me 17 pikë. Për San Antonio u dallua i zakonshmi Victor Wenbanyama me 26 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan.

Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet pas dy ditësh në fushën e skuadrës teksane dhe më pas seria e takimeve do të spostohet në Lindje.

The post New York i nis mbarë finalet play off, mund San Antonio jashtë fushe në sfidën e parë appeared first on Telesport.