Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi.
Në postimin e tij, Rama shprehet se videoja pasqyron gjendjen aktuale të territorit, të cilin e përshkruan si të ndotur dhe të lënë pas dore. Ai akuzon kundërshtarët e projektit se po përpiqen të pengojnë një investim që, sipas tij, do të transformojë Vlorën dhe do ta ngrejë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit ndërkombëtar.
Kreu i qeverisë thekson se bëhet fjalë për një investim prej 4 miliardë eurosh, të cilin e konsideron një mundësi të rëndësishme zhvillimi për zonën dhe vendin.
The post Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec appeared first on Alsat.
