Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në Tivat të Malit të Zi ku po mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron, transmeton TV21.

Me kancelarin gjerman, siç bëri të ditur Mickoski kanë diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

Ndërkaq, në takimin me Macronin, ai tha se biseduan për çështje të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe për perspektivat evropiane, tema për të cilat po punohet prej kohësh.

Mickoski theksoi se qëllimi i vendit është ndërtimi i miqësive, hapja e dyerve për bashkëpunim dhe sigurimi i më shumë mirëkuptimit dhe mbështetjes në rrugën drejt Bashkimit Evropian.