Tenisti gjerman Alexander Zverev dhe ai italian Flavio Cobolli janë dy finalistët e grand slam-it të Roland Garros për meshkuj, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që po zhvillohet në Paris.
Zverev, numri 3 në botë dhe favoriti kryesor, mundi 3-1 (7-5, 6-2, 3-6, 6-3) cekun Jakub Mensik. Një ndeshje e dominuar nga gjermani, që ka shansin e madh të fitojë grand slam-in e parë në karrierë.
Përballë tij është italiani Flavio Cobolli, numri 14 në botë, që avancoi në finale pa luajtur. Rivali i tij, italiani tjetër Matteo Arnaldi, u tërhoq për shkak të një problemi shëndetësor. Për Cobolli ky është shansi i madh në karrierë.
The post Numri 14 në botë në finalen e Roland Garros pa luajtur, sfidon Zverev për kurorën në Paris appeared first on Telesport.
