Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli për merkaton zikaltër gjatë prezantimit të kalendarit të Serie A: “Palestra është një lojtar shumë i mirë dhe tashmë është pjesë e grupit të kombëtares. Ne kemi një lojtar në largim, Denzel Dumfries, i cili do të transferohet te Real Madridi, por ende jemi në fazat paraprake për mbylljen e operacionit. Nuk e fsheh që Palestra është një objektiv i Interit, por edhe i shumë klubeve të tjera”.
Marotta konfirmoi gjithashtu rinovimin e afërt të trajnerit Cristian Chivu: “Ai ka kontratë deri në vitin 2027. Kemi arritur një marrëveshje që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, për kënaqësinë e klubit dhe tifozëve”.
Ndërkohë, Interi aktivizoi të drejtën e riblerjes për mesfushorin Aleksandar Stanković: “Ai zhvilloi një sezon të madh, edhe në Champions League. Ishte e rëndësishme ta mbronim si aset të klubit. Për rolin e tij në projekt është ende herët të flitet, por ne do të vazhdojmë të investojmë te të rinjtë, duke ruajtur gjithmonë një bazë të fortë lojtarësh italianë”.
Në fund, Marotta theksoi objektivat e klubit: “Synimi ynë është gjithmonë të luftojmë për maksimumin dhe të arrijmë çdo objektiv të mundshëm”.
The post Marotta konfirmon: Palestra na pëlqen shumë, Dumfries shkon te Real Madridi appeared first on Telesport.
