Zërat për një kalim të Jürgen Klopp te Real Madridi janë shuar menjëherë. Agjenti i trajnerit gjerman, Mark Kosicke, ka mohuar kategorikisht çdo mundësi që ish-tekniku i Liverpool-it të rikthehet në stolin e një klubi, duke përjashtuar kështu edhe një aventurë në “Santiago Bernabéu”.

Deklarata erdhi pasi kandidati për presidencën e klubit madrilen, Enrique Riquelme, bëri të ditur se do të tentonte të bisedonte me Klopp në rast se fiton zgjedhjet, duke e konsideruar atë trajnerin ideal për projektin e tij.

Megjithatë, përgjigjja e kampit të Klopp ishte e prerë:  “Këto histori janë thjesht të bezdisshme. Klopp është absolutisht i lumtur te Red Bull dhe nuk po planifikon të rikthehet në drejtimin e një klubi”, – deklaroi Kosicke për “Sky Sport Germany”.

Për momentin, çdo skenar që e lidh Klopp me Real Madridin duket i përjashtuar, me gjermanin që mbetet plotësisht i fokusuar në rolin e tij aktual te Red Bull.

 

The post “Histori të bezdisshme”; zërat për Jurgen Klopp në stolin e Real Madridit shuhen menjëherë appeared first on Telesport.