Duke qenë se Rafa Leao ka vendosur të largohet, Milan po shqyrton disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të portugezit.
Sipas asaj që zbulon TEAMtalk, Crysencio Summerville, anësori i West Ham është një nga emrat që po ndiqet nga kuqezinjtë. Drejtuesit e Milanit besojnë se holandezi mund të përshtatet mjaft mirë në Serie A.
24-vjeçari ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në sezonin e fundi. Pavarësisht se West Ham zhgënjeu në sezonin e fundit, duke rënë madje edhe në Championship, Summerville në aspektin personal pati një sezon të mirë.
Largimi i tij nga klubi londinez nuk do të jetë aspak i lehtë. West Ham ka bërë të ditur se negociatat për Summerville do të nisin nga shifra 40 milionë euro.
The post Milan gjen në Londër zëvendësuesin e Leao-s. Negociatat nisin nga shifra 40 milionë euro appeared first on Telesport.
