Kosova ka fituar 3-0 ndaj Andorrës në miqësoren e luajtur në  stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të Fatjon Bunjakut, sulmuesit 22-vjeçar, i cili humbi jetën mesnatën e kaluar, pas një aksidenti fatal në Vushtrri.

Dardanët e drejtuar nga Franco Foda e nisën me këtë formacion titullar: Bekaj – Vojvoda, Krasniqi, Hjadari, Gallapeni – Jashari, Avdullahu, Emerllahu – Zabergja, Asllani, Rrahmani.

Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku goditja e dënimit nga Fisnik Asllani përplaset në shtyllë fillimisht dhe më pas në shpinën e portierit mik dhe përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Kosovën. Shikogolin

Në pjesën e dytë, Dardanët shënuan edhe dy herë të tjera. Në fillim të pjesës së dytë, Albion Rrahmani dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 78-të, Valmir Matoshi shënon me kokë pas asistit po me kokë të Ron Raci. SHIKOGOLIN

Kosova fiton përfundimisht 3-0 dhe fitorja i dedikohet të ndjerit Fatjon Bunajkut…

The post Kosova bën detyrën ndaj Andorrës, fitorja shkon për Fatjon Bunjakun (video) appeared first on Telesport.