Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi jugun e Filipineve, duke shkaktuar viktima, qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale. Pas lëkundjeve u aktivizuan edhe paralajmërime për cunami, ndërsa qindra pasgoditje janë regjistruar në zonën e prekur.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente tmerri, ku nxënës, mësues dhe qytetarë vrapojnë të frikësuar për t’u shpëtuar shembjeve. Në disa pamje shihet edhe rrëzimi i pjesëve të ndërtesave pranë shkollave, ndërsa britmat dhe paniku kanë prekur miliona shikues në internet.
Autoritetet filipinase vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara për shkak të rrezikut nga pasgoditjet.

