Gjatë përgatitjeve të Spanjës për Kupën e Botës, gjatë një seance stërvitore, ylli i Barcelonës, Gavi, bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj shokut të skuadrës, Rodri, për të cilën mori jo pak kritika në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Megjithatë, Rodri është mirë dhe do të jetë i gatshëm për miqësoren e fundi para Botërorit, atë ndaj Perusë. Në lidhje me këtë incident, ka reaguar edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili e ka konsideruar si gjë normale dhe i ka dalë në mbrojtje mesfushorit 21-vjeçar.
“Ndërhyrja e ashpër e Gavit ndaj Rodrit në stërvitje? Kjo është gjë normale në stërvitje dhe në futboll. Lojtarët japin gjithçka dhe askush nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt. Gjithçka është në rregull. Gavi ka energji dhe vullnet. Ai duhet të mësojë ta kontrollojë atë, por ky është pikërisht Gavi që dua të shoh”, tha De la Fuente në konferencën e sotme për shtyp, para miqësores ndaj Perusë.
The post Gavi nuk kursen Rodri-n në stërvitje dhe merr kritika të shumta. De La Fuente i del në mbrojtje: Ky është lojtari që dua (video) appeared first on Telesport.
