Skuadra e Anglisë mirëpriti ditën e kaluar fituesit e Premier League, lojtarët e Arsenal të grumbulluar në kombëtare. Ata u bashkuan disa ditë me vonesë me kampin e Kupës së Botës.

Trajneri Thomas Tuchel, që tani ka të gjithë grupin në dispozicion, deklaroi: “Mendoj se lojtarët duan të bëjnë përshtypje dhe duan të më bëjnë përshtypje mua. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm këtë grup”.

“Kjo është fryma që duam të kemi dhe që do të na duhet gjatë gjithë turneut. Nuk duam të kemi djem në stol që mendojnë ‘ai po bën keq, kështu që unë mund të kem një shans’. Jo

”, deklaroi Tuchel.

Ata nuk duhet të mendojnë se luajnë kundër njëri-tjetrit, por janë të lumtur të shtyjnë përpara. Duhet të ndihemi si një vëllazëri, që bën gjithçka së bashku për të arritur atë objektiv madhor”, shtoi trajneri gjerman.

The post Tuchel: Dua që kjo kombëtare të ndihet si një “vëllazëri”, kështu e fitojmë trofeun appeared first on Telesport.