Aktivisti Dibran Hoxha në intervistë për Alsat konsideron se Kurti ka votat e mjaftueshme për të formuar shumicën parlamentare dhe Qeverinë por megjithatë, emri i presidentit konsideron se duhet të jetë një person jo partiak.

“Unë mendoj që nëse z.Kurti i arrin votat e mjaftueshme për të parin e Kuvendit sepse i takon sipas interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, më andej që është hallka e dytë e sistemit edhe qeveria, këto dyja do i formojë vet. Për çështjen e presidentit me siguri do hapen negociata apo mundësi të reja po ndoshta këtë herë me një emër jo partiak me një person që nuk është i kyçur në parti politike”, deklaroi Hoxha.

The post Hoxha: Për president duhet emër i ri jo partiak appeared first on Alsat.