José Mourinho është pranë rikthimit të bujshëm në “Bernabeu” (mungon vetëm zyrtarizimi) dhe statistikat tregojnë qartë pse portugezi vazhdon të konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit.
“Special One” mban mesataren më të lartë të pikëve për ndeshje në stolin e klubit madrilen, me 2.30 pikë. Asnjë nga trajnerët që e pasuan në stolin e “Los Blancos” nuk arriti ta tejkalojë këtë rekord.
Pas Mourinhos renditet Carlo Ancelotti me 2.29 pikë për ndeshje, i ndjekur nga Xabi Alonso dhe Rafael Benítez me nga 2.24 pikë. Më pas vijnë Zinedine Zidane me 2.19, Santiago Solari me 2.13 dhe Santiago Solari me 2.13 pikë për ndeshje.
Në pjesën e poshtme të renditjes janë Julen Lopetegui me 1.43 pikë për ndeshje dhe Xabi Alonso me 1.96, sipas të dhënave të publikuara.
Shifrat tregojnë ndikimin e madh që Mourinho pati gjatë periudhës së tij në “Santiago Bernabéu”, ku ndërtoi një skuadër konkurruese dhe vendosi standarde të larta. Edhe pas shumë vitesh, rekordi i tij i pikëve për ndeshje mbetet i paprekur, duke forcuar statusin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit.

The post Mourinho po rikthehet në “fron”; askush nga pasardhësit e tij te Real Madridi nuk e ka arritur dot appeared first on Telesport.
