Jules Kounde është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Pavarësisht se Kounde është nën kontratë deri në vitin 2030, forma e tij në sezonin e fundit nuk ka qenë më e mira e mundshme.

Po ashtu mbrojtësi francez ka një marrëdhënie jo të mirë me trajnerin Hansi Flick. Katalanasit janë të hapur për largimin e Kounde, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur.

Deri tani është folur shumë për interesimin e Man. United ndaj Kounde, por situata mund të ndryshojë, pasi për francezin ka “sirena” nga Parisi. Luis Enrique e pëlqen shumë 27-vjeçarin dhe e shikon si një mundësi ideale për rotacionin e nevojshëm në ekip.

Aktualisht, PSG ka mbrojtës të djathtë vetëm Achraf Hakimi. Kur dëmtohet marokeni ose thjesht nuk luan, Enrique detyrohet të improzivojë dikë tjetër, që nuk është në rolin e tij natyral. Barcelona e vlerëson francezin 65-70 milionë euro.

The post Te Barcelona nuk e duan më, Luis Enrique e pret në Paris appeared first on Telesport.