Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit “Go Green” në Shkup, paraditen e së premtes ftoi gazetarët për një transportim nga një cep në cepin tjetër të kryeqytetit, përmes së cilit u fol mbi Transportin në Shkup dhe Udhëtimet me autobus në Linjat BRT dhe të trenit urban të kryeqytetit.

“Qëllimi i atij transporti publik falas është që të mbahet udhëtarët nëpër autobusë, e kundërta e asaj që po ndodh në Shkup në vitet e fundit që është rrënuar dhe nuk ekziston transporti publik me trena, ata udhëtarë shihen nëpër vetura që shkaktojnë kaos në trafik dhe kundërvajtje. Prandaj do të ketë tren të qytetit, i cili do të lehtësojë udhëtimin nga periferia drejt qendrës dhe gjithashtu BRT autobusë që do të lehtësoj udhëtimin nga lindja në perëndim dhe nga veri në jug”, tha Darko Arsovski Petrovski – ekspert nga “Go Green”.

Siç informuan pjesëmarrësit, njëra nga 3 kahjet për trenat urban është gati, 2 të tjera do të projektohen.
Përmes udhëtimit të organizuara me autobus përgjatë rrugës BRT, u panë nga afër format e ndryshme të transportit publik dhe aktiv udhëtimeve përgjatë Linjës 2 të trenit urban të kryeqytetit.

“Treni urban përfshinë tri kahje: Zelenikovë-Shkup përmes stacionit janë Sandanski; Draçevë-Lisiçe për Shkup, tani më kanë filluar aktivitete ndërtimore që janë në fazën përfundimtare me realizimin e 98%, për dy fazat tjera nga Vollkova përmes Gjorçe Petrovit dhe Shkup-Veri, mandej Milladinovci, Ilinden, Maxhari e deri në Shkup, kemi shpallur procedurë përzgjedhjen e projektuesit për dokumentet teknike”, u shpreh Ivana Bikovska – ndihmës drejtoreshë në NP “Hekurudhat-Infrastruktura”.

“Për ilustrim do ju them se udhëtimi nga këndi fundor Milladinovci deri në stacion in hekurudhorë është 18 minuta, kurse autobusët e NQP-së të njëjtin itinerare e bëjnë për 65 minuta. Kapaciteti i tyre me autobusë është 4 herë më i ulët se sa kapaciteti që kanë trenat tanë”, u shpreh Goranço Jovanovski – drejtor i Trafikut Rrugor n[ “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Por, ambientalistët iu bëjnë lutje autoriteteve që mos ta rrënojnë parkun e gjelbëruar për ta bërë stacion për autobusët BRT, por ta shfrytëzojnë tokën shtetërore matanë rrugës që është e madhësisë së njëjtë. Nga aktivistët thonë se duke u ribërë plani urbanistik mund të ndryshohet projekti për të shpëtuar parkun e “Lisiçes së Re”, lagjes lindore të Shkupit.

“Këtu është paraparë të vendoset pika fundore, depoja dhe qendra e servisimit të autobusëve të shpejtë BRT, tjetra është në krahun tjetër të Shkupit, në Gjorqe Petrov. Në këtë park parashikohet të parkohen të gjitha automjetet si parking i madh nuk dihet 5 apo 7 hektarë por jemi në vendin që duhet të zhvillohet këtu. Dhjetëra vite njerëzit këtu jetojnë dhe janë të prirë ta shfrytëzojnë”, theksoi Dimitar Samarxhiev nga Shoqatat e kopshtarëve të Shkupit.

Buxheti vjetor i NQP-së është 30 milionë euro pre të cilave 15 milionë financohen nga Qyteti i Shkupit dhe Qeveria. Akoma nuk dihet sa buxhet do të kushtoj zgjerimi i bulevardeve dhe heqja e gjelbërimit në mes të rrugëve për t’i krijuar mundësi trenave urban, por edhe korsia e tretë për autobusët BRT.