George Russell me Mercedes siguroi të shtunën pasdite “pole position” në Barcelona, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Ky është “pole” i tretë sezonal për pilotin britanik, që rikthehet protagonist pas një periudhe të vështirë.
Në vendin e dytë u klasifikua Ferrari i Lewis Hamilton, vetëm 64 të mijëtat më i avashtë, cka tregon se rivaliteti nesër në start dhe në garë do të jetë i madh. Në vendin e tretë u rendit italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes, kryesues i Botërorit.
Ai që zhgënjeu në këto provat ishte Charles Leclerc me Ferrari, pasi përplasi makinën në sesionin e tretë të provave zyrtare dhe do ta nisë garën nga vendi i 10-të. Në vendin e katërt u rendit kampioni i botës në fuqi, britaniku Lando Norris me McLaren.
Vetëm i pesti Max Verstappen me Red Bull, që la pas shokun e tij të skuadrës Isack Hadjar. Më pas, u klasifikuan Oscar Piastri, Liam Lawson, Nico Hulkenberd e Charles Leclerc. Gjithsesi, kohët e sotme në prova tregojnë së gara ka për të qenë e fortë.
The post Russell rikthehet protagonist, siguron “pole position” në Barcelona para Hamilton e Antonelli appeared first on Telesport.
