Skuadra e New York Knicks është shpallur kampione e NBA-së për sezonin sportiv 2025-2026, një titull që rikthehet pas 53 vitesh (i treti në histori, 1970 e 1973 dy të parët). Teksa e gjithë Amerika është përqendruar te botërori i futbollit, qyteti i Nju Jork kishte pritur me ankth finalen e pestë play off.
Në San Antonio, skuadra mike triumfoi të dielën 94-90, një fitore e vuajtur por e merituar, duke fituar 4-1 serinë e takimeve. Jalen Brunson, ylli i skuadrës nju-jorkeze, u shpall MVP i finaleve, duke bërë mrekullinë edhe sot në fushë, autor i 45 pikëve për miqtë.
Në fakt, dukej sikur Teksasi sot ishte Nju Jorku, pasi ishin të shumtë tifozët miq që kishin mbërritur për të mbështetur ekipin e tyre. Një tjetër fitore me përmbysje për New York Knicks, që ishin në disavantazh të 15 pikëve në fundin e periodës së tretë, por besoi te suksesi dhe ia doli mbanë.
Jalen Brunson ishte i papërmbajtshëm në fushë dhe udhëhoqi sërish skuadrën drejt përmbysjes, mbështetur edhe nga Bridges (14 pikë), Hart (13 pikë) e Aunoby (11 pikë). San Antonio duket e pafuqishme për të përballuar ritmin e miqve, duke bërë mjaft gabime.
Harper realizoi 25 pikë për vendasit e Wembanyama 19 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humjen dhe dështimin. Kështu, festa e jashtëzakonshme për ekipin e trajnerit Brown është e merituar, që rikthen Knicks në olimpin e NBA-së pas 53 vitesh, një sukses magjik dhe i madh.
NBA-Finale play off
Ndeshja 1, San Antonio – New York, 95-105
Ndeshja 2, San Antonio – New York, 104-105
Ndeshja 3, New York – San Antonio, 111-115
Ndeshja 4, New York – San Antonio, 107-106
Ndeshja 5, San Antonio – New York, 90-94 (1-4)

The post New York Knicks shpallen kampionë të NBA-së pas 53 vitesh, Jalen Brunson merr trofeun MVP appeared first on Telesport.
