Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit për ndërprerjen e luftimeve, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga Irani dhe Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar negociatat. Ceremonia e nënshkrimit pritet të mbahet më 19 qershor në Zvicër, ndërsa më pas do të nisë një periudhë 60-ditore negociatash për arritjen e një marrëveshjeje të plotë paqeje. Sipas njoftimeve, me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pritet të normalizohet edhe qarkullimi global i naftës./Alsat.mk.
The post Trump: Është arritur marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit për ndërprerjen e luftës appeared first on Alsat.
