Ka ardhur sot surpriza e parë e vërtetë e Kupës së Botës. Spanja e konsideruar si favoritja kryesore e këtij Botërori ka barazuar pa gola ndaj Cape Verde, në sfidën e luajtur në Atlanta, e para për grupin H.

“Peshkaqenët blu” siç njihet ndryshe Cape Verde, merr pjesë për herë të parë në Botëror dhe është një nga kombëtaret më të vogla, me një popullsi prej 600,000 banorësh.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 39-të, ku goditja e Ferran Torres ndalet nga traversa, pas asistit me kokë nga Marc Cucurella. Më pas, Oyarzabal provon të gjejë rrjetën me kokë, por portieri i afrikanëve tregohet i vëmendshëm. SHIKRASTIN

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Ferran Torres sërish kishte një mundësi të mirë shënimi, por Vozinha reagon në kohë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte nën ritmet e të parës. Rasti i parë i rrezikshëm në pjesën e dytë ishte në minutën e 73-të, ku i sapofuturi në fushë Mikel Merino bashkë me Lamine Yamal, kishte një mundësi të mirë shënimi, por Vozinho reagon në mënyrën e duhur.

Në minutën e 83-të, Cucurella kishte një shans të artë për të shënuar me kokë, por goditja e tij ishte e dobët.

Në minutat shtesë, Diney Borges kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh afrikanët, por goditja e tij me kokë shumë e rrezikshme ndalet me kokë nga Unai Simon.

Sfida mbyllet 0-0. Spanja e nis shumë keq Botërorin. Cape Verde shkruan historinë, duke debutuar me një pikë ndaj një kundërshtari favorit si Spanja. Një paraqitje e jashtëzakonshme e kombëtares afrikane.

The post Kupa e Botës: Cape Verde shkruan historinë, zhgënjen Spanja appeared first on Telesport.