Pas rivalitetit në sezonin e kaluar deri në javën e fundit për titullin kampion, tani Arsenal dhe Manchester City po përplasen në merkato. Objektivi kryesor i të dy ekipeve është Sandro Tonali, sipas Nicolo Schira.

Italiani ka vendosur të largohet nga Newcastle United, ndaj interesi për të është shumë i madh. “Qymyrxhinjtë” kanë bërë të ditur se Tonali do të largohet vetëm me një kusht, vetëm për shifrën 100 milionë euro.

Si Arsenal ashtu edhe Manchester City janë të gatshme të paguajnë këtë shifër, vendimtar mesa duket do të jetë dëshira e vetë lojtarit. Përveç Tonalit, si Arsenal ashtu edhe Man. City po ndjekine dhe emra të tjerë për mesfushën si Morgan Gibbs-White dhe Elliot Anderson, por emri i parë në listë është Sandro Tonali.

The post Pas rivalitetit për titullin, Arsenal dhe City përplasen edhe në merkato. Një italian fut në “luftë” dy ekipet e mëdha appeared first on Telesport.