Arsenal është në bisedime për të nënshkruar mesfushorin maroken Ayyoub Bouaddi. 18-vjeçari bëri një paraqitje tërheqëse ndërsa Maroku barazoi me Brazilin në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës, ditën e shtunë.

Bouaddi, i veçantë në stil dhe pamje, arriti më shumë prekje (88), fitoi më shumë duele (11) dhe kompletoi pasimet më të suksesshme në gjysmën e kundërshtarit (30). Ai e përfundoi ndeshjen kundër Brazilit me një përqindje suksesi në pasime prej 93%.

Përveç Arsenal edhe Liverpool besohet se është interesuar të nënshkruajnë Bouaddi, i cili aktualisht luan në Ligue 1 për Lille (96 ndeshje). Ai nënshkroi një kontratë të re katërvjeçare në dhjetor, e cila skadon në vitin 2029.

Skuadra franceze e vlerëson lojtarin rreth 50 milionë euro. Mesfushori luan prej 3 sezonesh në Francë, por në dy të fundit është titullar fiks me Lillë, një mesfushor që ndihmon shumë në fazën mbrojtëse, ndaj nuk del shumë në sulm.

The post Arsenal nis bisedimet me talentin 18-vjeçar maroken që shkëlqeu në ndeshjen ndaj Brazilit appeared first on Telesport.