Sulmuesi anglez Bukayo Saka u shpreh se është i emocionuar që të përjetojë një Kupë Bote nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel. Fushata e Anglisë në turneun amerikan të fillojë kundër Kroacisë të mërkurën.
Kupa e Botës do të jetë turneu i katërt ndërkombëtar i madh për Saka, por i pari që nuk mbikëqyret nga Gareth Southgate. Megjithatë, anësori ka pranuar se është i emocionuar që do të punojë nën drejtimin e Tuchel këtë verë dhe pohoi se ai dhe shokët e tij të ekipit ‘po presin me padurim’ të hyjnë në fushë.
“Mendoj se Thomas Tuchel është një trajner i shkëlqyer. Personalisht jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Lojtarët janë të gjithë me humor të mirë. Thjesht po mezi pres ta nis këtë ndeshje të parë“, tha Saka.
Në lidhje me gjendjen e tij fizike, ai pranon se është më mirë se disa ditë më parë. Ai luajti gjysmë ore si zëvendësues gjatë miqësores së fituar 3-0 para turneut, kundër Kosta Rika. Edhe pse nuk tha se ishte gati për nëntëdhjetë minuta të plota, ai dha një përditësim pozitiv mbi gjendjen e tij fizike.
“Nuk jam personi që do të kundërshtonte trajnerin. Ajo që do të thoja është se, midis Mikel dhe ekipit mjekësor të Arsenal dhe ekipit mjekësor të Anglisë, jam menaxhuar në mënyrë të mrekullueshme. Ndihem më mirë se sa kam ndjerë në javët e fundit. Jam gati për të filluar”, tha Saka.
The post Saka: I emocionuar për Kupën e Botës, gati të ndihmoj Anglinë dhe Tuchel për të arritur objektivin appeared first on Telesport.
