Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, komentoi në studiot e “Sky” performancën e Leaos dhe largimin e tij shumë të hershëm nga stadiumi, kur bashkëlojtarët e tij ishin ende të zënë me intervistat pas ndeshjes:
“Ai duhet të presë momentin, fundin e ndeshjes, për të shkuar dhe përqafuar të gjithë bashkëlojtarët. Ne nuk duhet të mendojmë për një Leao lider, por një lojtar model. Edhe vetë duhet t’i kuptojë të gjitha këto gjëra dhe të ndryshojë qëndrim.
Për ta bërë këtë duhet të mbështetet nga shokët e tij të skuadrës. Qëndrimet e tij të deritanishme nuk janë të mira, nuk e ka kuptuar ende mësimin”.
The post “Leao të ndryshojë qëndrim, duhet të mbështetet nga shokët e skuadrës” appeared first on Telesport.

