Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ribalanci i Buxhetit këtë javë të kalojë në seancë qeveritare, dhe më pas, siç tha, të gjendet në Parlament. Ministria e Financave javën e kaluar filloi takimet për ribalancin e buxhetit. Siç njoftoi atëherë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska‑Koçoska, ribalanci do të përgatitet në përputhje me kornizën fiskale afatmesme dhe prioritetet strategjike të Qeverisë – financa publike stabile, konsolidim fiskal, zhvillim infrastrukturor, tranzicion energjetik dhe standard më i mirë jetese për qytetarët.
“Sa i përket ribalancit të buxhetit pres që këtë javë të kalojë në seancë qeveritare dhe të gjendet në Parlament“, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër./Alsat.mk.
The post Mickoski pret që ribalanci i Buxhetit këtë javë të kalojë në seancë qeveritare appeared first on Alsat.
