Gazetare: Ajnur Bafqari
Pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje në mënyrë elektronike dhe sinjaleve për përparim në raportet mes SHBA-së dhe Iranit, retorika e Uashingtonit tregon se rezervat mbeten të pranishme. Presidenti amerikan Donald Trump ritheksoi se Irani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore, duke lënë të kuptohet se shqetësimet e Uashingtonit vazhdojnë edhe përtej deklaratave për marrëveshje.
Gjatë një takimi me Emirin e Katarit, në margjinat e samitit të G7, Trump paralajmëroi për “pasojat përfundimtare” në rast se Teherani do të siguronte një armë bërthamore
“Ata nuk do të zhvillojnë, blejnë, blejnë apo ndonjë gjë tjetër. Ata nuk do të fitojnë një armë bërthamore. Nëse e bëjnë këtë, do të bjerë mbi ta një ferr i madh. Dhe ata nuk do ta bëjnë këtë”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve kryesore të industrializuara pritet që në Samitin që zhvillohet në Francë, të diskutojnë krizën ekonomike globale që rezulton nga lufta dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
Ministri i jashtëm i Iranit, nga ana tjetër flet për një raund i ri bisedimesh me Shtetet e Bashkuara, duke nënvizuar se çështja bërthamore dhe heqja e sanksioneve do të diskutohen në fazën tjetër të bisedimeve.
“Së shpejti do të bëhet nënshkrimi zyrtar, ndoshta të premten, në një vend që do të vendoset. Në të njëjtën ditë do të fillojë raundi i ri i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së për të arritur një marrëveshje përfundimtare”, tha Ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Një marrëveshje paraprake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u arrit të hënën dhe e njëjta synon t’i jep fund luftës së tyre dhe rihapjen e Ngushticësë së Hormuzit. Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht gjatë një ceremonie në Gjenevë të Zvicrës më 19 qershor. Teksti i plotë i memorandumit pritet të publikohet brenda 24-48 orëve, thanë zyrtarët, duke insistuar se do të ketë “transparencë të plotë”. /Alsat.mk
The post Trump: Nëse Irani siguron armë bërthamore, do të përballet me pasoja të rënda appeared first on Alsat.
