LVV “godet” LDK-në, ia merr edhe një mandat

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Pas ndryshimeve të fundit në ndarjen e mandateve, LVV fitoi mandatin e 53-të në “kurriz” të LDK-së.

Kjo e fundit (LDK), tashmë ka rënë në 18 ulwse.

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja prin me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse me 16.74 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave.

Megjithatë, rezultati përfundimtar mbetet i hapur. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, sot do të përfundojë numërimi i votave me postë, ndërsa nis numërimi i votave me kusht./Kosovapress.

The post LVV “godet” LDK-në, ia merr edhe një mandat appeared first on Alsat.