Në prag të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, Videolotaria Kasinos Austria vazhdoi misionin e saj human, duke realizuar aksionin e 26-të të dhurimit të gjakut. Aksioni u mbajt në ambientet e Institutit për Mjekësi Transfuzive në Shkup.
Aksioni i dhurimit të gjakut është shndërruar në një traditë të bukur dhe të njohur që kultivohet nga kolektivi i Videolotarisë Kasinos Austria, ku një pjesë e madhe e të punësuarve marrin pjesë dhe mbështesin iniciativa humanitare edhe individualisht. Me këtë, kompania kontribuon aktivisht në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe në promovimin e kulturës së solidaritetit dhe humanizmit. Përfitimet nga dhurimi i gjakut janë të shumëfishta. Përveçse shpëtohen drejtpërdrejt jetë njerëzore, dhurimi i gjakut nxit edhe rinovimin dhe rigjenerimin e organizmit. Gjithashtu, personat që dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare dhjetë herë, fitojnë të drejtën për trajtim mjekësor falas. Më 14 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, datë e zgjedhur me rastin e lindjes së Karl Landsteiner, shkencëtar pa të cilin mjekësia moderne nuk do të ekzistonte.
Në vitet 1900 dhe 1901, Landsteiner kreu hulumtime sistematike të serumeve dhe arriti të identifikojë grupet e gjakut A, B dhe 0, duke zbuluar se transfuzioni ndërmjet grupeve të papërputhshme të gjakut shkakton hemolizë, pra shkatërrim të eritrociteve. Më vonë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij zbuluan edhe faktorin rezus (Rh), me ç’rast sistemi i klasifikimit u bë i plotë. Për këtë zbulim, Landsteiner në vitin 1930 mori Çmimin Nobel për Mjekësi dhe sot konsiderohet si babai i transfuzionologjisë. Dita Botërore në nder të tij shënohet që nga 14 qershori i vitit 2004./Alsat.mk.
The post Video Lotaria realizoi aksionin tradicional të dhurimit të gjakut appeared first on Alsat.
