Një pjesë e zonës qendrore të qytetit sot do të mbetet pa ujë. Ndërprerja do të fillojë në ora 09:00 për shkak të sanimit të një defekti në valvulat e linjës së ujësjellësit në bulevardin “Krste Misirkov” dhe në “Kej Dimitar Vlahov”.

Pa furnizim me ujë do të mbeten: MANU, Gjykata Civile e Shkupit, Qendra Kulturore Rinore, Biblioteka Universitare, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Qendra Tregtare Mavrovka, një pjesë e Çarshisë së Vjetër, Kulla e Sahatit, rrugët “Petar Gjeorgiev”, “Otokar Kershovani” dhe “Avokatska”, një pjesë e bulevardit “Krste Misirkov”, Krnjevo, Televizioni Maqedonas dhe East Gate.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftoi se me presion të reduktuar të ujit do të jetë zona e ulët nga Avtokomanda deri në Kamnik.

The post Ndërprerje e ujit në disa zona të Shkupit appeared first on Alsat.