Nuk është thjesht një thashethem merkatoje, por Milan është vënë seriozisht pas Morten Hjulmand. Ruben Amorim e njeh mjaft mirë mesfushorin danez, pasi ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për të, kur drejtoi Sporting Lisbon.

Hjulmand është profili ideal për mesfushën që ka në mendje Ruben Amorim dhe skemën e tij 3-4-2-1. Duke ditur interesin e madh të Milanit, por edhe shumë klubeve të tjera të njohura, Sporting Lisbon ka vendosur klauzolën 80 milionë euro për të lënë të lirë danezin.

Megjithatë, CalcioMercato ka zbuluar një detaj të veçantë në marrëveshjen mes Hjulmand dhe Sporting Lisbon, sipas të cilës klubi portugez premtoi ta linte të largohej në vitin 2026 për një tarifë preferenciale prej 45 milionë eurosh në vend të klauzolës së plotë të lirimit.

Milan dëshiron të përfitojë nga kusht i veçantë dhe të transferojë danezin. Kujtojmë se Hjulmand e njeh mjaft mirë Serie A dhe Italinë, pasi ka qenë më parë pjesë e Lecce-s për dy sezone. Ai u transferua në vitin 2023 për 20 milionë euro te Sporting Lisbon dhe deri atëherë bërë një nga lojtarët më të rëndësishme të klubit

The post Kushton 80 milionë euro, por Milan kërkon të përfitojë nga kushti i veçantë për Morten Hjulmand appeared first on Telesport.